“S’ka shtim kushtesh nga BE”, Rama flet për TCH: Pakt me Berishën? Sa më shumë bashkëpunoj, aq më shumë thellohet diferenca mes PS dhe të ashtuquajturës opozitë Gert Mehmetaj, Marjo Hazizaj dhe Artur Skënderaj janë tre të rinj nga Cakrani i Fierit që merren me rritjen e bletëve.
Ata e kanë nisur këtë profesion në kohë të ndryshme, ndërsa më i vogli mes tyre, 23-vjeçari Marjo Hazizaj tregon se gjithçka nisi pasi u kthye nga emigracioni. Fillimisht ai e nisi me pesë koshere me bletë e më pas i shtoi ato.
“Nuk përshtateshim dot me emigracionin e na dukej e vështirë. Erdhëm këtu, na pëlqen puna me bletët jemi stabilizuar dhe më pëlqen që të punoj me bletë. Kemi 200-300 koshere.”- tha Marjo Hazizaj – bletërritës.
Në ndryshim nga Marjo, Arturi është i ri në këtë profesion. Ai sapo ka nisur të punojë me bletët dhe pretendon që në vitet në vijim të shtojë numrin e koshereve.
“Dëshira ka qenë e hershme por edhe unë tani kam filluar se kam qenë në emigracion. Vendosa të rri në vendin tim. Përkrahja është gjëja kryesore me investime apo ilaçet e ndryshme që na duhen”- tha Artur Skënderaj – bletërritës.
Fitimet më të mëdha për ta janë jo vetëm nga mjalti por dhe shitja e qumështit të bletës. Produkt ky shumë i kërkuar në treg.
“Po merremi me shartimin e qumështit të bletës. Ky proces fillon nga fundi i prillit deri në fillim të korrikut dhe kjo periudhë është shumë e favorshme”– tha Gert Mehmetaj – bletërritës.
Për këta djem që jetën e tyre ia kanë kushtuar rritjes së bletëve, ndihmat me subvencione nga ana e shtetit duhet të jenë më të mëdha. Ata i bëjnë apel autoriteteve që t’i informojnë për çdo dezinfektim që bëhet në zonë me qëllim që të mos dëmtohen bletët.
Top Channel