Ten Hag, trajneri i Manchester United, ka bindur klubin të sulmojë më me vendosmëri për Andre Onanan.

Tekniku e njeh mirë portierin kamerunas, e ka stërvitur te Ajaksi dhe është i bindur se mund të jetë një element i rëndësishëm për ringritjen e skuadrës.

Në garën kundër Cityt, që sapo siguroi triumfin e trefishtë. Dëshira e tij është për të provuar ta mbyllë tratativën me Interin sa më shpejt. Mundësisht që në fundin e qershorit. Pozicioni i klubit zikaltër është i qartë. Për të lënë të lirë portierin kërkon 60 milionë euro, dhe anglezët duken të gatshëm të kënaqin pretendimet e nënkampionëve.

Shifra do t’i lejonte italianëve bashkë me përfitimet nga largimi i Brozovic, për t’ju dedikuar çështjes Lukaku duke hapur një tratativë konkrete me Chelsean.

Sigurisht që largimi i Onanas, i cili nga ana e tij ndihet mirë tek Interi dhe nuk po ushtron presion për t’u larguar, do të hapte një gropë mes shtyllave të portës zikaltër. Me Vicarion që shkoi te Tottenhami, emrat që qarkullojnë janë pak a shumë të njëjtët.

Mamardashvili i Valencias, për të cilin klubi spanjoll kërkon 30 milionë, Sommer, Lloris dhe Keylor Navas. Ashtu si Ten Hag, edhe Inzaghi ka kërkuar të ketë në dispozicion organikën e plotë sa më parë të jetë e mundur.

Trajneri italian sigurisht që nuk është se dëshiron nga ana e tij largimin e “gardianit” afrikan, por nëse ky vendim merret nga klubi, atëherë ato duhet të bëhet sa më shpejt. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA