Sulm me granatë në Mitrovicën e Veriut/ Sveçla poston videon: Serbia po rrit agresionin ndaj Kosovës

27/06/2023 20:08

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video me pamje të sulmit me granatë dore ndaj objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe akuzon Serbinë se po e rrit dozën e agresionit ndaj Kosovës.

Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të shtojë presionin daj Serbisë, që të mos jetë element destabilizues në rajon.

“Kosova është subjekt i sulmeve të vazhdueshme e të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë, e cila po e rrit dozën e agresionit ndaj shtetit tonë. Me granata të prodhimit serb, kriminelët e Vuçiqit sulmuan institucionet shtetërore të Kosovës… Tendenca e Serbisë për ngritje të gatishmërisë së saj për sjellje kriminale dhe terroriste ndaj Kosovës, është dëshmi e radhës e synimeve të saj destruktive”, ka shkruar ai në Facebook.

Mbrëmjen e djeshme ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut ishte shënjestër e një sulmi terrorist, nga i cili u dëmtuan dhe vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit.

“Serbisë t’i shtohet presioni në mënyrë që ajo të mos jetë element destabilizues jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj vendeve fqinje në rajon. Këto sulme terroriste duhet të përballen me reagimin e ashpër të komunitetit ndërkombëtar”, ka apeluar Sveçla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA