
24/02 08:23
Teksa po konstituohet këshilli bashkiak i Himarës, mbështetës të Fredi Belerit kërkojnë daljen jashtë te punonjëseve të bashkisë aktuale dhe të qëndrojnë brenda mbështetësit e Belerit.
Është shoqëruar me tension nisja e mbledhjes së këshillit të bashkisë, ndërkohë ka mbërritur i deleguari politik Blendi Klosi.
Jashtë ambienteve të sallës ku do të zhvillohet konstituimi janë duke u mbledhur banorë, forca policie të shtuara. Mbështetës të Belerit qëndrojnë pranë bashkisë me parulla në duar ku shkruhet në anglisht “Liri për kryebashkiakun e Himarës”.
Ndërkohë në Himarë ka mbërritur edhe ambasadorja greke dhe kreu i PDNJ Vangjel Dule.
Top Channel