Zaim Lusha dhe Arben Haka mbollën 80 hektarë tokë me grurë në Myzeqe dhe Luz.

Prej tre vitesh ata bashkëpunojnë me njeri- tjetrin në mbjelljen e grurit por këtë vit ata iu përgjigjën thirrjes së Ministrisë së Bujqësisë për të shtuar sipërfaqet.

Të dy bashkë hodhën miliona lekë më shpresën se do të kishin prodhim më të madh e  do të siguronin fitime të mjaftueshme kjo referuar çmimit të një viti më parë të grurit që u shti me 5 mijë lekë kuintali.  Por tani që çmimi i grumbullimit nuk shkon më shumë se 2800 ata nuk mbulojnë dot kostot.

“20 dynym i kam korrur, i kam hedhur aty në oborr. Nuk kam ku i çojë. Pjesën tjetër, do rrij aty tani. Me atë çmim mua nuk më leverdis ta korr me autokombanjë. Autokombanja do 1400 lekë dynymi, kështu që është e kotë. Ky çmim, është çmim qesharak”- tha një prej fermerëve.

“Me këto çmime që janë tani, këta po tallen me ne. Më përpara ka qenë 3000 lekë, kur ishte 3300 lekë kuintali, kurse tani që është 10500 lekë kuintali, ta marrësh grurin me 2800 lekë është turp”– tha një tjetër kultivuesi i drithrit.

Dy bujqit kanë marrë një magazine me qira në Durrës për ta ruajtur grurin, por dhe kjo është një kosto e shtuar për ta.

“Kur ishte çmimi i grurit 3000 lekë, ka qenë edhe kuintali i uresë 3200 lekë, kurse sot është shumë ndryshe. Ne kemi blerë ure me 10500 lekë, kur grurin e shesim me 2700 lekë, më poshtë sesa kur e shisnim 3000 lekë. Shteti duhet ta shohi këtë, është buka e gojës, nuk është se ne jemi duke punuar dhe fituar kush e di se çfarë. Ne nuk arrijmë të marrim dot lekët tona me këtë çmim”- tha fermeri.

Gruri në oborre e i pakorrur nëpër ara është një pamje që të shoqëron në këtë sezon korrje-shirje ngado ku mbillet kjo kulturë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA