Dhimiter Kapaj është zgjedhur kryetari i Këshillit të bashkisë Himarë.
Nga 21 këshilltarë, Dhimiter Kapaj ka marrë 13 vota ndërsa Afrovita Dhimojani 8 vota.
Mbledhja e konsituimit të Këshillit Bashkiak të Himarës vijon të mbahet ndërsa jashtë ambienteve të bashkisë disa prej mbështetësve të Fredi Belerit kanë shfaqur një banderolë ku shkruhet “Liri kryebashkiakut të Himarës”.
Pasi këshilli i bashkisë së Himarës u fitua nga Dhimitër Kapaj i PS, banorë të Himarës dhe mbështetës se Belerit kanë shprehur se do të ketë urrejtje dhe nuk do të fitohet kurrë zemra e himariotëve.
Gjithashtu një anëtare e këshillit të ri te bashkisë e Bashkë Fitojmë ka kërkuar që Beleri të jetë në këtë sallë për te bërë betimin si kryetari i bashkisë së Himarës.
Top Channel