Shërbimet e përballueshme për kujdesin e fëmijëve dhe parashkollori cilësor janë ndër prioritet kryesore të prindërve, sipas një ankete të publikuar nga UNICEF, që përkon me muajin e prindërimit.

26 për qind e prindërve identifikuan parashkollorin cilësor si një nga shërbimet më të rëndësishme qeveritare për të mbështetur familjet, ndërsa 25 për qind  prioritizojnë opsionet e shërbimeve të përballueshme për kujdesin për fëmijët, si çerdhe dhe kopshte.

Orari fleksibël i punës ishte mbështetja e tretë më e kërkuar.  Për shumë prindër në mardhënie pune është e vështirë menaxhimi i kohës për kujdesin e fëmijëve për shkak të mospërshtatjes së orareve.

“Fëmijët kërkojnë përkushtim të veçantë. Kur nuk jam unë, fatmirësisht kam Akoma mamin e cila meeret me vajzën që është akoma në shtëpi përndryshe alternohemi me nusen me rradhë kush ka mundësi ta mbajë”- shprehen prindërit.

“Edhe unë kam dy djem, mendja të fëmijët të rri gjithmonë. Janë debulesë për prindin”- shprehen prindërit.

Në Shqipëri, Kosovë* dhe Maqedoninë e Veriut, rreth tre të katërtat e prindërve prioritizojnë hapësirat e sigurta ku fëmijët mund të luajnë.

“Fëmija ka nevojë për liri, të lëvizin sa më tepër, të krijojnë miqësi me njëri tjetrin. Nuk ka parqe, aty ku kemi shtëpinë ne te mes rrugës së Durrësit dhe rrugës së Kavajës nuk ka park lojrash. Shkollat janë të mbyllura, duhet të hapen fëmijët nuk kanë ku shkojnë mbasdite”.

Rreth 27% e prindërve, raportuan se do të donin që bizneset të ofronin mundësinë e punës në distancë, ndërsa 26% e tyre kanë prioritet lejen e paguar në rastin e sëmundjeve të fëmijëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA