Thomas Brdariç do të vijojë karrierën në Kuvajt. Trajneri i mirënjohur gjermano-kroat është prezantuar zyrtarisht në klubin e Al Arabit, që militon në Superligën e Kuvajtit.

Sezonin që lamë pas, Brdariç punoi në Superligën indiane, por palët nuk e panë të arsyeshme të vijojnë bashkëpunimin më gjatë.

Emri i Brdariç u lakua edhe si kandidat për stolin e disa ekipeve në Kategorinë Superiore shqiptare, por në fund ish-sulmuesi zgjodhi Kuvajtin për të vijuar karrierën.

Në Shqipëri Brdariç u bë i njohur te Vllaznia, ku qëndroi përreth një vit e gjysmë dhe u dha shkodranëve një Kupë Shqipërie, përveçse tërhoqi vëmendjen për futbollin e bukur dhe ofensiv që ushtronte. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA