Autoritetet ruse heqin dorë nga çështja penale kundër grupit ‘Wagner’

27/06/2023 16:42

Shërbimi Federal rus i Sigurisë njoftoi të martën se po mbyllte hetimet nën akuzat për rebelim të armatosur, ndaj Yevgeny Prigozhinit, si dhe anëtarëve të grupit të tij ‘Wagner’.

Në një deklaratë që u publikua nga agjencitë ruse të lajmeve, agjencia tha se personat e përfshirë në rebelim, i kishin ndërprenë aktivitetet kriminale.

Rrëzimi i çështjes penale kundër grupit të mercenarëve rusë ishte pjesë e një marrëveshjeje të arritur të shtunën vonë në mbrëmje, e cila i dha fund rebelimit. Marrëveshja u ndërmjetësua nga presidenti i Bjellorusisë Lukashenko.

Po të martën Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se grupi ‘Wagner’ po përgatitej t’i dorëzonte ushtrisë ruse, pajisjet e rënda ushtarake.

Ndërkohë vendndodhja e kreut të grupit, Yevgeny Prigozhin vazhdon të mbetet e paqartë, raporton Zëri i Amerikës.

Sipas portaleve që shërbejnë për gjurmimit e fluturimeve, një avion me të cilin dyshohet se ka udhëtuar zoti Prigozhin, ishte ulur sot (e martë) në Bjellorusi.

Zoti Prigozhin ka thënë se do të shkonte në Bjellorusi, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga zoti Lukashenko.

Ndërkohë sot gjatë një fjalimi përpara anëtarëve të ushtrisë, Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, shmangu përmendjen e rebelimit jetëshkurtër që goditi Rusinë në fundjavë.

Zoti Lukashenko foli për kërcënimin që paraqet zgjerimi i NATO-s dhe ajo që ai e quajti një “grumbullim i i pashembullt i trupave të aleancës” pranë kufijve të Bjellorusisë.

Ne po shohim qartë një valë të re të zgjerimit të NATO-s dhe një grumbullim të paprecedentë të potencialit të anëtarëve të aleancës në rajon, sikurse në afërsi të kufijve tanë”, tha ai.

Zoti Lukashenko, një aleat i ngushtë i Presidentin Putin, ka sunduar Bjellorusinë me dorë të hekurt për 29 vjet, duke mbytur pamëshirshëm disidencën dhe duke u mbështetur tek subvencionet dhe mbështetja politike ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA