Vrau fqinjin duke e goditur me grushte, Gjykata i jep 15 vite burg Alban Manerit
26/06/2023 13:26
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Alban Menerin, i cili rrahu për vdekje Nikolin Stakën.
Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar në afërsi të kryqëzimit të “21 dhjetorit”.
Alban Meneri ka goditur viktimën me grushte në pjesën e qafës dhe i ka shkaktuar dëmtime në laring.
Nikolin Staka (viktima) 56 vjeç banonte në Tiranë dhe ka ndërruar jetë në banesën e tij nga hemoragjia.
Mbi 51-vjeçarin rëndon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel