![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cb066c76-159b-40bd-a38f-3c94546108d0_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Zana Çela ka prezantuar sonte në “Top Story” aplikacionin e ri të eventeve turistike të Shqipërisë.
Çela shpjegoi punën e bërë nga Agjencia për të mbledhur të gjitha eventet kulturore që zhvillohen gjatë gjithë vitit në vendin tonë.
“Mblodhëm mbi 1110 evente, duke filluar nga fshatrat e zonat më të thella malore deri te eventet e mëdha”.
Më pas, drejtoresha e AKT tregoi se u bë një seleksionim i eventeve për të zgjedhur ato që janë në interes të audiencës turistike. Më pas krijuam një databazë të fuqishme, tha ajo.
Aplikacioni është i disponueshëm ne “App Story” dhe “Playstore”. Çdo përdorues, pasi të shkarkojë “TEA-n”, mund të shohë të gjitha ngjarjen artistike në çdo qytet të Shqipërisë, duke klikuar në hartë apo duke klikuar listën në aplikacion.
Top Channel