Rebelimi i Wagnerit dëshmoi shkallën e gabimit strategjik të Kremlinit kur nisi luftën në Ukrainë pohoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Edhe pse autoritetet ruse janë përpjekur të rikthejnë qetësinë në vend dhe aventura e mercenarëve te Yevegeny Prigozhin nuk zgjati vecse disa orë, jehona e kësaj zhvillimi vazhdon të mbetet e fortë. Luftëtarët e Wagnerit e ndërprenë avancimin e tyre drejt Moskës pasi morën nën kontroll qytetin Rostov-on-Don dhe vendosën të ktheheshin në bazat e tyre orët e vona të së shtunës, pas arritjes së një marrëveshjeje që u garanton siguri.
Sipas marrëveshjes, të ndërmjetësuar nga lideri bjellorus, Alexander Lukashenko- kreu i Wagnerit, Prigozhin, duhet të shkojë në Bjellorusi. Pështjellimi që u krijua ngirit pikëpyëtje të mëdha në Perëndim lidhur me situatën në këtë shtet që ka njërin prej arsenaleve më të fuqishme atomike të globit. Stoltebergu pohoi NATO-ja është duke e monitoruar me kujdes situatën në Bjellorusi dhe e ka dënuar vendimin e Moskës për të dërguar armë bërthamore atje.
“Nuk kemi parë deri tani shenja se Rusia është duke u përgatitur për t’i përdorur armët bërthamore, por për çdo rast NATO-ja mbetet vigjilente. Mbrojtja e aleancës sonë është mjaftueshme e fortë sa për t’i mbajtur njerëzit të sigurtë në një botë të rrezikshme”, u shpreh Stoltenberg.
Shefi i NATO-s e riktheksoi edhe një herë mbështetjen e për Kievin. Nëse Rusia mendon se mund të na frikësojë që të tërhiqemi nga ndihma për Ukrainën, e ka të kotë. Ne do të qëndrojmë pranë saj përsa kohë që të jetë nevoja, u shpreh numri një i aleancës, i cili ishte në Lituani për t’i parë nga afërt stërvitjet e NATO-s atje.
Top Channel