Shtëpia e Bardhë e prerë: SHBA nuk ishte e përfshirë në rebelimin e Wagner në Rusi

26/06/2023 18:05

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se SHBA nuk ishte e përfshirë në rebelimin e Wagner në Rusi.

Mesazhi i prerë vjen pasi ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se shërbimet speciale të vendit po hetojnë nëse shërbimet e inteligjencës perëndimore ishin të përfshira në ngjarjet që shpalosën këtë fundjavë.

“Shtetet e Bashkuara nuk u përfshinë dhe nuk do të përfshihen në këtë situatë. Kjo ishte një çështje e brendshme ruse”- tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adam Hodge.

Më herët të hënën, Lavrov i tha Russia Today se megjithëse departamenti i tij nuk ishte i përfshirë në mbledhjen e provave të aktiviteteve të paligjshme, shërbimet ruse po shikonin mundësitë për ndërhyrjen e huaj.

I pyetur “a keni prova që as Ukraina dhe as Perëndimi nuk ishin të përfshirë në kryengritje?”, Lavrov u përgjigj: “Unë jam duke punuar në një departament që nuk është i angazhuar në mbledhjen e provave për veprimet e paligjshme. Por ne kemi shërbime të tilla dhe ju siguroj, ata tashmë po e shqyrtojnë këtë.”

Lavrov tha gjithashtu se ambasadori i SHBA në Rusi sinjalizoi se SHBA-ja nuk kishte “asgjë të bënte” me ngjarjet e kësaj fundjave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA