Tirana e mbylli sezonin e fundit në vendin e dytë dhe si rredhojë skuadra e drejtuar nga trajneri Orges Shehi është e kualifikuar për në raundin e parë të Conference League.
Shorti i disa ditëve më parë i rezervoi bardhebluve përballjen me gjeorgjianët e Dinamo Batumi.
Ndeshja e parë do të luhet në kryeqytet, në stadiumin kombëtar Air Albania më datë 13 korrik në orën 20:00. Ishte vetë klubi i Tiranës që zyrtarizoi impiantin nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtar ndërsa ftojnë tifozët të mos mungojnë, aty ku një rezultat pozitiv do t’i afronte me kalimin për në raundin e dytë për të sfiduar më pas gjigantët e Besiktas.
Kujtojmë se ishte folur shumë për stadiumin ku do të zhvillohej ndeshja dhe opsion ishte edhe Elbasan Arena, megjithatë vetë klubi kryeqytetas i jep fund dyshimeve dhe më 13 korrik në orën 20:00 kërkon mbështetjen e të gjithë tifozerisë bardheblu për sfidën e parë europiane.
Top Channel