Kryeministri i vendit, Edi Rama do të udhëtojë këtë të hënë drejt Brukselit, ku do të takohet me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel.
Rama do të shkojë në Bruksel me ftesë të presidentit të KiE, megjithatë ende nuk është bërë e ditur tema e diskutimit por fokus pritet të jenë tensionet mes Kosovës e Serbisë dhe gjetja e rrugës për normalizimin e dialogut Prishtinë-Beograd,.
Ky takim vjen pas propozimit të draft-asociacionit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy Kosovës e Serbisë.
Më 8 qershor, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një draft Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si propozim për formimin e Asociacionit të komunave serbe. Gjithashtu ashtu, më 21 qershor, Rama u ka nisur sërish një letër Presidentit Emmanuel Macron, Kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Presidentit të KE-së lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re konkrete.
Top Channel