Po lahej tek “Uji i Ftohtë”, mbytet i moshuari në Vlorë
26/06/2023 09:03
Një i moshuar është mbytur sot në plazhin e Vlorës.
Burime nga policia bëjnë me dije se 80-vjeçari M.H., është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.
“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi M. H., rreth 80 vjeç.”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel