foto ilustruese

Një banesë ka marrë flakë në Tiranë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Banesa ndodhet në afërsi të ish-Ekspozitës, në pronësi të L. D., i cili fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas policisë dyshohet se zjarri ka rënë nga një defekt në bombulën e gazit. Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: Më datë 26.06.2023, në afërsi të ish-Ekspozitës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një defekt në bombulën e gazit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA