Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës që u mbajtën padrejtësisht nga Serbia.

Kreu i shtetit i fton palët të ulen sa më shpejt në dialog dhe të zbatojnë marrëveshjen e dakordësuar në Bruksel dhe Ohër.

Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës. Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër.“-thuhet në reagimin e presidenti Bajram Begaj.

 

Serbia duket se u dorëzua sot përballë presionit të komunitetit ndërkombëtar. Gjykata e Kralevësnë, përpara së cilës dolën tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor, ka vendosur lirimin e tyre. Si Prishtina zyrtare, ashtu edhe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin insistuar vazhdimisht që autoritetet serbe t’i linin të lirë Rifat Zekën, Beqir Sefin dhe Mustafë Shemin. Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, pohoi në Facebook se tre policët ishin paraqitur mëngjesin e sotëm përpara gjykatës. Atyre u ishte caktuar në 16 qershor masa e paraburgimit, por nuk dihej kohëzgjatja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA