Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur për Bashkinë Himarë nuk do të betohet si kryetar ditën e nesërme para Këshillit Bashkiak.

Gjatë ditës së sotme gjyqtarja Talanta Zeqiraj e refuzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të Fredi Belerit, që kërkuan autorizim të veçantë në mënyrë që ai të linte ambientet e spitalit burgut për tu paraqitur në një mbledhje, për të cilin anëtarët e këshillit e njoftuan përmes një shkrese.

Anëtarët e këshillit në këtë dokument njoftojnë Fredi Belerin përmbajtjen e mbledhjes me tre pika, konstituohet Këshilli Bashkiak i Himarës dhe do duhej të kryej dhe ceremonia për marrjen e detyrës si kryebashkiak. Ai kërkoi në gjykatën anti-korrupsion që të ishte i pranishëm dhe u rrëzua kërkesa.

Avokatët pretenduan se drejtësia shqiptare e ka pasur një rast të tillë. Në 2015, ish-deputeti Mark Frroku i kërkoi gjykatës autorizim të veçantë që të ishte i pranishëm si deputet, kërkesë e cila ishte pranuar. Megjithatë gjyqtarja e rrëzoi se nuk janë para kushteve që të aprovohej.

Sipas GJKKO nuk i plotëson kushtet, ndërsa avokatët do përsërisin kërkesën. Tanimë do të kemi ngërç juridik, sesi gjykata e Vlorës e ka njohur  mandatin, ndërsa do duhet që Këshilli Bashkiak ta rinjoftojë Belerin që mbahet i paraburgosur për blerje votash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA