Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar se Vuçiç është duke përgatitur pavarësinë e komunave serbe në Kosovë.
I ftuar në “Top Story”, Karamuço tha se nëse Vuçiç do të zgjedh të vërë në zbatim planin apo të tërhiqet pas lëkundjes së pozitave të Vladimir Putinit, kjo mbetet për t’u parë të mërkurën, ditë në të cilën Serbia festoon festën e Vidovanit.
“A ishte vërtetë një frikë e Vuçiçit, ngaqë Putini u tregua i pasigurt pasi në një moment u rrezikua nga kjo që ndodhi me Wagnerin apo jo, kjo do të merret vesh të mërkurën.
Të mërkurën është festa e Vidovanit, festa kombëtare e Serbisë, e Car Llazarit dikur. Aty mendohet dhe ka informacione që këta mund të shpallin, pra 10 komunat, mund të shpallin një lloj autonomie siç bëri dikur Donbasi i Ukrainës.
Nëse bëhet kjo, atëhere Vuçiçi nuk ka ndërruar rrugë. Por nëse s’bëhet kjo, atëhere Vuçiçin e kanë zënë ethet e Kremlinit.
Tani çfarë ka ndodhur, sepse po flasim për Wagner, dhe këta janë një histori e gjatë banditësh që do dy emisione që ta mbulosh. Ata nuk janë ushtarak por biznesmenë dhe kriminel njëkohësisht, sepse iu mbyllet kontrata në 1 korrik, kishte shumë gjëra. Ka miniera në Afrikë, ka zbuar edhe legjionarët francez. Mendoni se çfarë loje bëhet këtu gjeopolitike e gjeostrategjike, por që ka në mes paranë”- tha Karamuço.
Top Channel