Dalin pamjet e lirimit të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi kanë arritur shëndoshë e mirë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Autoritetet kosovare i kanë pritur tre policët e liruar nga paraburgimi në Serbi në pikën e kalimit në Merdarë për të bërë më pas transportimin e tyre drejt Kosovës. Më 14 qershor Prishtina akuzoi Serbinë se 3 policët i rrëmbeu brenda territorit të saj, ndërkohë që Beogradi ngulte këmbë se kishin hyrë në territorin e tyre. Thirrjet e ndërkombëtarëve, por edhe ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama, siç thonë burime në Bruksel dhanë këtë rezultat.

Para se të dorëzoheshin në kufi, tre policët dolën përpara gjykatës së Kralevës, e cila vendosi që ata ta organizojnë mbrojtjen e tyre në gjendje të lirë. Ndërsa pas mbërritjes në Kosovë, tre policët u pritën nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sveçla ka thënë se ky rast është i montuar dhe Serbia duhet të gjykohet për agresionin e saj.

Lirimi i tre policëve duket se do të luajë rol edhe në çtensimin e situatës së krijuar së fundmi mes Kosoves e Serbisë pas tensioneve në veri, që arritën kulmin me përplasjet në fund të majit ku u lënduan edhe 30 policë të KFOR-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA