Në Shqipëri është rritur interesi për shfaqjet kulturore.

Thënë kjo, sipas shifrave të INSTAT gjatë vitit të kaluar janë organizuar 798 shfaqje dhe premiera. Në institucionet qendrore të artit, gjatë vitit 2022, morën pjesë në aktivitetet kulturore 104.366 spektatorë, thuajse trefish më shumë, krahasuar me vitin 2021.

Nga ana tjetër, trashëgimia kulturore e vendit tonë ka ngjallur interes edhe për turistët e huaj që vijnë dhe vizitojnë në Shqipërinë. Parqet arkeologjike janë pasuritë të cilat janë frekuentuar më së shumti nga të huajt, ndërkohë vizitorët vendas kanë preferuar më shumë Muzetë.

“Kam vizituar shumë qytete ne Shqipëri ndërsa në Tiranë kemi qenë thuajse kudo. Tek Sheshi Skënderbej, te xhamia e Et’hem beut, në muze, tek sheshi Nënë Tereza, edhe tek Piramida. Historia e vendit tuaj është shumë interesante ndaj dhe turistët kane interes ta njohin përmes vizitave”, tha një turist.

Për aktivitete kulturore rritje nuk ka pasur vetëm në pjesëmarrje por edhe në punësim. Në vitin 2022, janë punësuar në një aktivitet kulturor ose në një profesion kulturor 24.132 individë, që përbëjnë 1,9% të punësimit gjithsej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA