Parku Kombëtar i Shebenikut bëri 15 vite dhe ashtu siç i takon në këtë përvjetor mblodhi plot vizitorë vendas e të huaj të cilët shijuan bukuritë natyrore të kësaj zone.
“Është hera e gjashtë që vij këtu. Shebeniku është një park i mrekullueshëm. Komunitetet jetojnë këtu dhe kjo duhet të vazhdojë të jetë e tillë. Është një park i mrekullueshëm ku në shumë zona mund të bësh ngjitje. Janë pikërisht komunitetet që i bashkojnë këto parqe në më të mirën e tyre. Shumë turistë tashmë e vizitojnë këtë park. Ne duhet vetëm të jemi të sigurt që ata të vizitojnë vendet e duhura, të mos ta shkatërrojnë parkun, port a shijojnë atë.“- tha turisti i huaj.
Festa e ditëlindjes së parkut synon promovimin e kësaj perle të natyrës. Në këtë përvjetor Administrata e Zonave të Mbrojtura bën bilancin e një rruge, jo të lehtë, por gjithsesi te suksesshme.
Në 6 mujorin e parë të këtij viti parku kombëtar i Shebenikut është vizituar nga rreth 43 mije turiste. Infrastruktura e vështirë rrugore dhe infrastruktura e varfër pritëse kanë bërë që turizmi këtu të jetë një ditor.
Ndërsa banorët e zonës janë ne hapat e pare te krijimit te bujtinave dhe shfrytëzimit të pasurisë qe u ka dhuruar natyra.
Top Channel