Dhunuan me sende të forta 54-vjeçarin, procedohen penalisht babë e bir në Delvinë
25/06/2023 17:51
Dy persona janë proceduar penalisht, pasi dhunuan me sende të forta një 54-vjeçar në Delvinë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta K. Dh., 54 vjeç, banues në Gjirokastër.
Konflikti mes palëve kishte nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme.
Top Channel