Njohësi i emergjencave dhe njëherësh drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Tahir Ahmeti, vërshimet janë fatkeqësi natyrore, dhe si të tilla shpeshherë nuk mund të parashikohen apo të parandalohen.

Ai i ka thënë se në këto momente dhimbjeje, nuk është aspak jetike që të kërkohet fajtori apo të tentohet të hidhet faji diku.

Sipas tij, të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë që të ndihmojmë Pejën, në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të këtyre vërshimeve.

Jo domosdoshmërisht institucionet shtetërore mund të parandalojnë fatkeqësitë natyrore, por patjetër që institucionet shtetërore duhet të garantojnë reagim të shpejt, të koordinuar dhe profesional, në raste të tilla”, ka thënë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA