Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë detaje për përmbytjet e ndodhura mbrëmë në Pejë, duke thënë se situata e rënduar me vërshime në Pejë, ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë, ku vetëm brenda një ore kanë rënë 54.6 mm (l/m2).

Kjo sasi e reshjeve për interval kohorë aq të shkurt, sipas institutit, është e pa shmangshme pa shkaktuar vërshime, në këtë rast atyre urbane.

“Gjatë orëve të pasdites (e shtunë 24/06/2023), kemi pasur një situatë të rënduar me reshje të shiut sidomos në regjionin e Pejës ku janë shkaktuar vërshime të shpejta. Situata e rënduar me vërshime në Pejë, ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë, ku vetëm brenda 1h e 9 min. (Nga ora: 19:35 deri 20:44), kanë rënë 54.6 mm (l/m2). Kjo sasi e reshjeve për interval kohorë aq të shkurt, është e pa shmangshme pa shkaktuar vërshime, në këtë rast atyre urbane. Sqarim: lumi Bistrica e Pejës, aktualisht (25/06/2023) nuk paraqet ndonjë rrezik për përmbytje lumore. Niveli në ora 11h ishte 93 Cm, apo afro 2.5 m. nën vlerën e nivelit maksimal, tendencat janë në rënie të ngadalshme. Gjatë orëve të pasdites së sotme dt: 25/06/2023, do të ketë reshje shiu të cilat në pjesën perëndimore dhe verior të vendit do të jenë me intensitet dhe shtrirje më të theksuara. Situata do të filloj gradualisht të stabilizohet gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA