
Dy persona janë vrarë në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për dy vëllezër, njëri prej të cilëve ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital.
Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë.
Ende nuk dihen rrethanat apo shkaku se i kësaj vrasje.
Rastin e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Ai ka bërë të ditur se vdekja e tyre është konstatuar nga mjekët.
“Dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri rreth orës 20:00. Policia ka marrë informatën se bëhet fjalë për dy vëllezër – njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital.Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, tha Graishta.
Top Channel