Si u bë biznesmeni luftënxitës Prigozhin nga ‘kolonel i Putin’, në milionerin puçist të Wagner (fotot)

24/06/2023 15:44

Biznesmeni, shefi i luftës dhe tashmë armiku kryesor i Putin’, Yevgeny Prigozhin ka rritur ngadalë gradat e tij deri në kontrollin e ushtrisë me te madhe të mercenarëve të Rusisë, qe tani kërkon të bastisë Moskën, shkruan në një analizë e përditshmja britanike The Sun.

Më parë i panjohuri Prigozhin, është kthyer tashmë në kritik të zëshëm të Putin deri në kulminimin e sotëm të përballjes mes dy luftënxitësve, teksa në Rusi vjen hija e “kryengritjes”.

Aktualisht të gjithë po ndjekin sesi oligarku me rroba ushtrake po largohet nga fushëbetejat në Ukrainë për të shpallur një rebelim të mundshëm në atdheun e tij.

Rebelimi i njësive Wagner duket se është nxitur nga një sulm me raketa me disa të vrarë, në dukje aksidental të Rusisë, ndaj kampin të tyre stërvitor në Bakhmut.

Nën urdhrat e Prigozhin, efektivët e Wagner kanë marrë kontrollin e garnizonit rus të Rostov-on-Don dhe ndoshta impjanteve të tjera në Voronezh me zotime për të luftuar kundër Moskës.

Putin e ka quajtur lëvizjen “tradhti” e “rebelim”, si dhe “një thikë pas shpine ndaj popullit”.

Por cili është figura e fuqishme përgjegjëse për grush-tshtetin kundër Vladimirit?

Ai që njihej më parë si “komandanti i preferuar i Putin'” është ngritur me forcë në radhët e hierarkisë së Kremlinit, me ambicje të qarta.

Koloneli britanik Colonel Hamish de Bretton Gordon tha më herët për The Sun Online: “Prigozhin duket se i ka hequr dorezat tashmë. Në një lëvizje të stilit romak, ai thotë se ushtria e tij do të marshojë drejt Kremlinit”.

Por ish gangsteri me të shkuar të errët, është tashmë nga një nga njerëzit më të fuqishëm në Rusi duke komanduar një ushtri prej 50,000 vetësh vetëm në Ukrainë, teksa pasuria e tij llogaritet në miliarda rubla.

Grupi i tij i themeluar në 2014 ka vepruar në shumë beteja në Ukrainë para pushtimit, dhe pas pushtimit drejtoi betejën e ashpër të Bakhmut.

Tanket e Wagner ne qytetin jugor rus/TheSun

Pak më herët Prigozhin kishte folur haptazi në një fjalim ironik për 70-vjeccarin duke e quajtur “gjysh” dhe “budalla”, para se më vonë të mohonte se e kishte fjalën për Putin, shkruan The Sun.

Ai më pas merrte të gjitha meritat për fitoren ruse në Bakhmut, duke injoruar rolin e ushtrisë normale ruse atje dhe duke përmendur gabimet e tyre strategjike.

Ai ka thënë se ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu, i fshihte presidentit humbjet në fushëbetejë dhe se Shoigu me gjeneralin Valery Gerasimov, po nënvlerësojnë kërcënimin e kundër-ofensivës ukrainase.

“Ata i tregojnë presidentit vetëm budallëqe, janë pa turp. Nuk tregojnë asgjë për Bakhmut dhe nuk lejojnë njeri aty prej problemeve të mëdha që ka”, tha kreu i Wagner, sipas The Sun.

Prigozhin me George W. Bush në sfond, në një darkë me liderë të G8

Prej lidhjeve të tij me Putin ai ka akumuluar miliona me bizneset e tij dhe ka shfaqur shpesh stilin ekstravagant të jetesës me jahte dhe avionë private.

Në disa foto Prigozhin shihet me George W. Bush në sfond në një darkë me liderë të G8 mes të cilave Tony Blair, dhe personazhe të tjerë të njohur.

Në 2018, SHBA e paditi atë për rolin në influenca dezinformacioni në zgjedhjet presidenciale, çka më vonë Prigozhin ka panuar se ka bërë, sipas The Sun.

“Kemi ndërhyrë dhe do të ndërhyjmë, sic bëjnë SHBA dhe miqtë e tyre”, tha eksponenti i quajtur nga rrjeti Bellingcat, “rilindasi i operacioneve më të fshehura e të errëta të Rusisë”.

FOTO GALERI
2/7
Ai që njihej më parë si "komandanti i preferuar i Putin'" është ngritur me forcë në radhët e hierarkisë së Kremlinit, me ambicje të qarta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA