Plotësohet grupi i United, kampioni i botës gëzon Ten Hag

24/06/2023 22:47

Në një verë ku Erik ten Hag po has vështirësi në transferimin e lojtarëve tek Manchester United, tekniku holandez gjen ngushëllim tek Lisandro Martinez.

Mbrojtësi argjentinas është rikthyer në stërvitje me “Djajtë e Kuq” për herë të parë që pas frakturës së rëndë që mori në çerekfinalen e Europa League. Ndaj Sevillas në muajin Prill.

Ishte vetë argjentinasi ai që e bëri të ditur rikthimin nëpërmjet postimit të një videoje në rrjetet sociale. Për Erik ten Hag është një lajm i mrekullueshëm, pasi kjo do të thotë që do ta ketë të gatshëm mbrojtësin në fazën përgatitore të ekipit. Që do të nisë fillimisht me një ndeshje miqësore ndaj Leedsit me 12 korrik, në Norvegji.

Kampioni i botës zhvilloi një sezon impresionues me 20-herë kampionët e Anglisë. 25-vjeçari luajti në total 45 ndeshje dhe fitoi zemrat e tifozëve shumë shpejt falë grintës dhe karakterit të tij luftarak.

Si dhe me partneritetin solid të formuar me Raphael Varane në qendër të prapavijës. Pavarësisht suksesit të Martinez dhe Varane në sezonin e kaluar, Man.United është në kërkim të një tjetër qendërmbrojtësi për të shtuar konkurrencën në skuadër. Dhe emri më i lakuar për momentin është ai i Gleison Bremer. Braziliani që luan me Juventusin në Serie A./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA