“Flasim”/ Elvana Gjata në podcasin e Ramës: Prindërit nuk kanë dashur që unë të këndoj

24/06/2023 08:18

E ftuara e kësaj jave në podcastin “Flasim” të kryeministrit Rama ishte Elvana Gjata, artistja shqiptare e cila  dy ditë më parë “i vuri flakën” stadiumit “Air Albania”, ku mbajti koncertin e saj të parë recital.

Artistja e cila ka arritur suksesin në çdo dimension dhe bëri bashkë mijëra shqiptarë në skenën gjigante, tregon se fillimi për të nuk ka qenë aspak i lehtë. Kur ajo zbuloi talentin e saj për muzikën, duket se prindërit nuk i kishte në anën e saj.

Edi Rama: Si ka qenë fëmijëria jote. Nga vjen ti? Cilët janë prindërit e tu? Sa ke dashur të bëhesh kjo që je? Sa të kanë ndihmuar?

Elvana Gjata: Unë kam lindur në Tiranë. Babai im ka qenë ushtarak, ndërsa mami im është infermiere. Punon ende. Kam dhe një motër të madhe. Quhet Migena Gjata, është soprano. Jeton dhe punon në Gjermani. Mami dhe babi, në fakt, për hir të së vërtetës, nuk kanë dashur në fillim që unë të këndoj, pavarësisht se kanë qenë koshient për talentin tim, por ata nuk kanë dashur sepse ishte një vajzë e madhe, Migena, që ishte këngëtare dhe ata më shikonin mua në një profesion tjetër, sepse sipas tyre të qenurit në një profesion tjetër ishte një e ardhme më e sigurtë për mua dhe kjo ishte mënyra e tyre për të qenë protektiv ndaj meje dhe për të mbrojtur, dhe në fakt, si të thuash mami nuk ka dashur në fillimet e mia. Unë kam filluar në “Pallatin e Pionierëve”. Kam shkuar aty, në fakt pa lejen e prindërve, kam shkuar, jam regjistruar, kam kënduar dhe natën e festivalit i kam thënë mamit dhe babit, eja më shikoni sepse unë këndoj sot!

Rama: As nuk dinin gjë fare?

Elvana Gjata: Jo, nuk dinin gjë fare. Natyrisht që kisha pak ndihmën e xhaxhait tim se nuk e dija rrugën që të shkoja te ‘’Pallati i Pionierëve’’, edhe pse në atë kohë e kam pasur shtëpinë afër “Avni Rustemit” dhe xhaxhai më ka ndihmuar pak që të gjeja rrugën, se kam qenë shumë e vogël, 10 vjeç. Ishte një surprizë dhe mami, ishte midis një situate që ishte me nerva me mua, ishte pak me nerva, pak si shumë domethënë, por në të njëjtën kohë unë fitova çmim të tretë. Fitova një qyp si shpërblim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA