Tenori i klasit të parë, Josfi Gjipali sqaron njëherë e mirë debatin me yllin ndërkombëtar të skenës operistike, Ermonela Jahon.
I ftuar në programin ArtKand me Jetona Koçibellin, ai sqaron statusin personal në profilin e tij social Facebook.
Jetona Koçibelli: Tani që ka kaluar kohë dhe situata është më e ftohtë, mos ke për të sqaruar diçka edhe për publikun?
Josif Gjipali: Patjetër. E para njëherë debati nuk ka qenë midis meje dhe Ermonelës. Unë sqarova pozicionin tim. Një person që jep një deklaratë që nuk erdhi asnjë nga pedagogët e Akademisë së Arteve që të dëgjonte masterclassin tim, tani ne e njohim njëri-tjetrin dhe e dimë se sa jemi dhe se kush jemi. Cfarë kemi bërë secili nga ne. Ku ka mësuar. Unë përjashtoja veten time. Trovatoren e kam mësuar nga Riccardo Muti, Rigoletton me Zubin Mehta. Nga të cilët ka mësuar dhe Ermonela.
Ai shtoi se “debati pastaj ishte në rrjete sociale, që kthen përgjigje dhe injoranti. U hodhën në zjarr shumë pseudogazetarë dhe personazhe publike që nuk e kanë idenë… Megjithatë derisa nuk ktheu përgjigje e zonja, juve çfarë keni?”
Sa i përket studentëve tenori Gjipali u shpreh se studentët e kantos në Universitetin e Arteve janë të konkurrueshëm.
Top Channel