Zyrtare/ “Bomberi” shkodran me detyrë të re te Vllaznia

23/06/2023 21:16

Vioresin Sinani u rikthye gjatë verës së kaluar te Vllaznia e tij e dashur, duke qenë një nga ndihmësit e ish-trajnerit Mirel Josa.

Por, ish-goleadori i njohur shkodran ka nisur një detyrë të re, duke u emëruar trajneri i skuadrës U21 të Vllaznisë.

KF Vllaznia bën të ditur se nga sot ka emëruar z. Vioresin Sinani në rolin e trajnerit të ekipit U21 të Akademisë tonë.

Ai do të nisë menjëherë punën për seleksionimin e elementit cilësor dhe harmonizimin e tij me ekipin e parë.

Klubi i uron suksese Sinanit në detyrën e tij të re, të cilën besojmë se do ta bëjë me shumë devotshmëri ashtu si çdo detyrë tjetër që i është ngarkuar më parë!”, lexohet në komunikatën zyrtare të Vllaznisë.

44-vjeçari është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit shqiptar (208 gola me Vllazninë, Tiranën dhe Besën e Kavajës)./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA