Oferta e Arsenalit u refuzua, City ka një “armë” sekrete për të bindur mesfushorin e kombëtares

23/06/2023 08:12

Declan Rice është një nga emrat më të lakuar të kësaj merkatoje.

Mesfushori i kombëtares së Anglisë pritet të largohet nga West Ham për të bërë hapin e madh të karrierës. Arsenal është klubi që ka provuar në më shumë se një rast të bindë West Ham, megjithatë ofertat e londinezëve deri në këtë pikë janë refuzuar.

E fundit ishte ajo me shifrën e 75 milionë paund plus 15 të tjera bonus që sërish nuk mjaftoi dhe tashmë në garë është futur fuqishëm edhe Manchester City. The Citizens duket se kanë një “armë” që mund të bindë West Ham-in dhe ai quhet Kalvin Phillips.

Mesfushori që është vetëm prej një viti pjesë e organikës së Pep Guardiolës, bëri thjesht rezervistin te City dhe mund të largohet për t’u rikthyer sërish i rëndësishëm ashtu si në kohën kur aktivizohej me Leeds United. Trajneri i West Ham, David Moyes ka një konsideratë të lartë për 27-vjeçarin me “Çekanët” që tentuan të firmosnin me Phillips edhe në merkaton e janarit, por oferta prej 55 milionë paund u refuzua. Tashmë, mund të jetë momenti i duhur, gjithnjë nëse City do të kërkoj ta përfshij Phillips në negociatat për Rice.

Kujtojmë se qëllimi kryesor i Phillips është të qëndrojë me Manchester Cityn dhe të tregojë vlerat e tij me fanellën e “Qytetarëve”, megjithatë në këtë moment nuk ka asnjë siguri për lojtarin që mund ta gjejë veten në mes të një prej negociatave më të bujshme të kësaj vere. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA