Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Davide Fratessi është një nga emrat më të lakuar të merkatos në Itali.
Fillimisht Interi, por tashmë edhe Milani pas shitjes së Sandro Tonalit, synojnë shërbimet e lojtarit në pronësi të Sassuolos.
Dy klubet e Milanos do të bëjnë çmos për ta bindur 23-vjeçarin e kombëtares italiane, edhe pse siç vetë Fratessi e pranon në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, ai tashmë e ka zgjedhur skuadrën e së ardhmes ndërsa “kërcënon” agjentin që ta konkretizojë sa më shpejtë të jetë e mundur marrëveshjen.
“Inter në avantazh për shërbimet e mia? Nuk do të ishte korrekte që të flas për një skuadër në këtë moment sepse ndodh edhe që tratativat në një moment të dështojnë. Por, dua të jem i sinqertë dhe mund të them se unë tashmë e kam vendosur skuadrën se ku dua të luaj nga sezoni i ardhshëm.
Jam i sigurt se edhe menaxheri po punon në këtë drejtim dhe do ta gjej mënyrën të më kënaqë pasi përndryshe do të dërgoj me “pushime” në plazh”, u shpreh Fratessi. /Supersport
Top Channel