“S’ka shtim kushtesh nga BE”, Rama flet për TCH: Pakt me Berishën? Sa më shumë bashkëpunoj, aq më shumë thellohet diferenca mes PS dhe të ashtuquajturës opozitë 26/05 19:35
Pirgje me mbeturina, ky është imazhi mikpritës i kësaj fundjave në pikën turistike të Thethit.
Mbeturinat tashmë po bllokojnë edhe rrugën hyrëse për në fshat. Koshat e mbeturinave janë lëvizur nga zona e përcaktuar dhe persona të papërgjegjshëm i kanë zhvendosur në anë të rrugës.
Për shkak të mbetjeve të shumta të këtyre ditëve dhe mos pastrimit në kohë, mbeturinat kanë përfunduar në rrugë.
Kryebashkiaku i ri, Benet Beci, i cili sapo ka marrë detyrën, i ka kërkuar firmës kontraktuese që të zbatojë kontratën në pastrimin e pikës turistike, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë hap.
Top Channel