Nota mestare e provimit të matematikës për maturën 2023 është 6.65.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar sot notat e provimit të matematikës.

Provimin e matematikës e kanë kryer në total 27543 maturantë. 1549 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 238 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 94.38% ndërsa nota mesatare është 6.65.

Rreth 33 mijë maturantë morën pjesë në provime vitin që lamë pas, ndërsa këtë vit ishin rreth 3 mijë më pak, shifër e cila ulet çdo vit. Gjatë muajit qershor, maturantët u testuan në njohuritë për gjuhën e huaj, gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë dhe lënda me zgjedhje.

Këtë vit, Ministria e Arsimit njoftoi për rregulla më të rrepta, duke caktuar ambiente më të mëdha për testimet dhe kamera, por sërish tezat u shpërndanë në rrjetet sociale.
Një risi e maturës së këtij vitit është edhe heqja e fletë përgjigjeve të provimeve, dhe ndryshe nga vitet e mëparshme, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA