Kadastra e Shqipërisë do të hapë një program për formimin e juristëve, kualifikimin e juristëve të diplomuar por dhe studentëve që janë në fakultet, që të profilizohen në çështjet e pronësisë.

Kjo bëhet me qëllim që këta jurist të shërbejnë në zyrat e Kadastrës.

Ndaj u firmos edhe një marrëveshjes mes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Universitetit të Tiranës, për të garantuar kontributin e profesoratit në procesin e trajnimit në këtë program.

Drejtoresha e ASHK, Dallëndyshe Bici tha se kjo është një faqe e re për rekrutimet jo vetëm në kadastër por në të gjithë administratën shqiptare.

 “Me të drejtë mund të më pyesni: Pse studentë dhe jo staf me eksperience? Parimi im është që: Mollët t’i marr nga degët, se janë më të pastra, më të shëndetshme, se sa të mbledh molle te rëna e të kalbura! Kështu do i shërbejmë me devotshmëri qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë”, tha Dallëndyshe Bici.

Për Universitetin e Tiranës kjo është një ndihmë dhe mundësi për studentët që të punësohen.

 “Do jenë rreth 30 studentë që do trajnohen në qendrën e trajnimit me pedagogët tanë dhe ekspertët e agjencisë së kadastrës, por nga ana tjetër 5 veta minimalisht do jene te punuar pasi të kenë marr të gjithë instruksionet  nevojshme”, tha Artan Hoxha, rektori i UT.

Kjo marrëveshje do të bazohet në tre shtylla, pedagogët qe do ndihmojnë që të trajnojnë ASHK. Por do të trajnohen edhe te gjitha profesionet që punën e tyre e lidhin me shërbimin që ofron kjo agjenci. Do të ketë bursa studimi për ekselentët dhe praktikat për studentet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA