Një 20-vjeçar ka humbur jetën, pasi zetori u përmbys duke e zënë nën vete teksa ishte duke punuar tokën në Peqin.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në në fshatin Çengelaj, Peqin.

20-vjeçari me inicialet D.H., ishte duke punuar token kur humbi kontrollin e zetorit. Mjeti u përmbys, duke e zënë nën vete, dhe për pasojë i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve duke humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA