I shkoi shumë pranë ëndrrës për të bashkuar tokën shqiptare me atë italiane/ E afërmja e Eva Buzos rrëfen shkakun e ndërprerjes së garës

23/06/2023 14:14

Me iniciativën për të bashkuar tokën shqiptare me atë italiane, Eva Buzo i shkoi shumë afër ëndrrës, për ta ndërprerë garën rreth 9 milje larg nga bregu i Vlorës.

Për Top Channel, e afërmja e saj tregoi se gjendja shëndetësore e avokates që me pasionin e saj për notin kërkoi të shënonte historinë, është shumë e mirë.

Sipas zonjës Buzo, Eva kishte arritur të përshkonte një distancë të konsiderueshme duke notuar në det të hapur për 27.5 orë, kur u pickua nga një kandil që i shkaktoi probleme në shëndet.

“Përshëndetje. Unë jam kushërira e Evës dhe personi më i afërt i saj nga fisi Buzo. Jam tej mase e gëzuar. Eva është një vajzë patriote, e cila erdhi për herë të parë në 2015-ën në Shqipëri dhe e ndërmori këtë iniciativë me idenë për të bashkuar dy brigjet. Do bashkonte tokën shqiptare me atë italiane. Eva bëri 27.5 orë udhëtim dhe diku e pickoi një kandil që i shkaktoi fryrjen e buzëve.

Ne ishim si grup që e ndiqnim. Kam video pa fund me Evën. Gjendja e saj shëndetësore tani është shumë e mirë. Sigurisht unë nuk jam mjeke, por e takova dhe qeshëm të dyja. Më dha dashuri, shtrënguam duart.

Eva e ndërpreu garën diku 9 milje largë nga bregu i Vlorës”- tha Buzo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA