Goli i Asllanit më i votuari, shqiptarët dhurojnë spektakël në eliminatore

23/06/2023 16:08

Spektaklin në eliminatoret e Europianit Gjermani 2024 e dhurojnë shqiptarët.

Pas golit të Jasir Asanit ndaj Moldavisë, që u përzgjodh më i bukuri i ndeshjeve të para eliminatore, në votimin e faqes së UEFA-s, në ndeshjet e dyta më i votuari rezultoi mesfushori Kristjan Asllani.

Perla e mesfushorit kuqezi ndaj Ishujve Faroe, që solli edhe avantazhin 2-1 të Kombëtares, rezultoi më e votuara në sajtin e UEFA-s, duke lënë pas golat e shënuar nga Arda Guller në Turqi-Uells, Bukayo Saka në Angli-Maqedoni e Veriut dhe Roland Sallai në Hungari-Lituani.

Asllani mori një top nga flamuri i këndit dhe pasi e rregulloi mirë, gjuajti me të majtën, duke e dërguar në rrjetë, pikërisht në cepin ku bashkohen shtylla dhe traversa e portës së Ishujve Faroe.

Shqipëria ia doli të marrë 6 pikë në dy ndeshjet eliminatore, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në euro 2024, teksa dy sfidat e muajit shtator ndaj Republikës Çeke në Pragë dhe Polonisë në Tiranë, do të vendosin jo pak./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA