Eros Grezda firmos me Partizanin. Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por pasditen e të premtes ka ardhur edhe prezantimi zyrtar i sulmuesit të Kombëtares Shqiptare me fanellën e kuqe.
Kampionët e Shqipërisë bëjnë kështu një nga goditjet më të mëdha të merkatos verore e cila sapo ka filluar, pasi Grezda pritet të jetë nja vlerë e shtuar për të kuqtë, por edhe për vetë Kategorinë Superiore.
Pavarësisht vështirësive në vitet e fundit, Grezda ka një karrierë për t’u admiruar, pasi ka veshur fanellat e skuadrave si Lokomotiva e Zagrebit, Osijeku, Rangers, Sibenik, Manisaspor, etj.
Ai numëron edhe 13 ndeshje me fanellën kuqezi të Kombëtares Shqiptare, ku ka shënuar edhe një gol. Me Partizanin Grezda ka firmosur për një sezon, me opsion rinovimi, teksa synim është padyshim edhe rikthimi në Kombëtare.
Sulmuesi 28-vjeçar do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Zoran Zekiç për t’u përgatitur për eliminatoret e Champions League, ku të kuqtë do të përballen me Bate Borisov./ SuperSport
Top Channel