Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar serb nga Mitrovica e Veriut për përfshirje në sulmin e 29 majit në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat mbi dyshimet se “është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it më datën 29 maj”.
Të lënduar mbetën rreth 30 ushtarë të KFOR-it gjatë tentimeve për t’i shpërndarë protestuesit e grumbulluar pranë komunës në Zveçan.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka identifikuar të arrestuarin si Nenad O.
Sipas tyre, arrestimi i tij është dëshmi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk do dialog apo paqe, por të dëshiron të arrestojë të gjithë serbët dhe të provokojë konflikte jo vetëm në Kosovë, por edhe rajon”.
Në anën tjetër, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “secili që ka organizuar dhe ka qenë pjesë e atyre sulmeve do të sillet para drejtësisë”.
Top Channel