Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka është shprehur këtë të enjte në Top Story se zgjedhjet e 29 korrikut nuk janë legjitime dhe krijojnë ngërç në Parti.
Ai tha se nuk ka gjë personale me asnjë nga politikanët dhe se i vetmi kundërshtar i tiji është Rama por sipas tij kryetari i ri duhet të ketë legjitimitet të plotë.
“Qëndrimin tim nuk e kam mbajtur sekret, rrëmuja në PD është shkatërruese për opozitën. PD-ja duhet të dalë jashtë këtij konflikti. Bashkarisht kemi bërë beteja me Berishën. Unë nuk kam aftësinë për të bindur dikë tjetër të kenë të njëjtin mendim si ne, disa kanë pasur mendime ndryshe ne ndryshe. Unë nuk e kam pasur kurrë personale me Berishën por mendoj që me të në krye të PD-së, nuk fitonim dot zgjedhjet.Unë kam në dorë të tregohem i përgjegjshëm e të vendos qëllimet e mia. Unë nuk kam kundërshtar Berishën kam Edi Ramën. I kam kërkuar Bashës dhe të gjithë kolegëve të ulemi në një tavolinë e të diskutojmë kush është më e mira për PD-në. Unë nëse besoj diçka e bëj. Unë nuk mendoj se mënyra si po ndërtohet ky proces është i saktë. Është i gabuari e jo legjitime dhe e fut në një ngërç. Beteja që kam bërë unë është që kryetari i ri të ketë legjitimitet e ta nxjerrë PD-në nga ky ngërç. Për mua si Gazment Bardhi nuk ka zgjedhje me 29 korrik në PD. Nuk hy në diskutime a e njoh a nuk e njoh si kryetar Bashën. Ajo që unë mendoj është se sa kohë nuk ka një vendim legjitim të Këshillit Kombëtar konsideroj se nuk ka zgjedhje më 29 korrik.”- tha Bardhi.
Top Channel