West Hami nuk e harron Brojën, blerja e tij “biznes fitimprurës”

22/06/2023 18:01

West Ham United mund t’i rikthehet interesit për sulmuesin e Chelsea-t, Armando Broja, duke parë se “bomberi” shqiptar por riaftësohet me shpejtësi që pas ndërhyrjes së operacionit në gju.

“Çekanët” ishin shumë të lidhur me sulmuesin 21-vjeçar verën e kaluar, por zgjodhën të transferonin italianin Scamaca, i cili ka shënuar tetë gola në të gjitha garat këtë sezon.

Broja pësoi një dëmtim serioz në gju në dhjetor, në një miqësore kundër Aston Villas, dhe që atëherë, kuptohet, nuk ka luajtur për blutë e Lodrës.

Sulmuesi i Shqipërisë duket se është drejt rikuperimit të plotë, por mund përballet me një të ardhme të pasigurt te Chelsea nën drejtimin e trajnerit të ri, Maricio Pochettino.

Blutë po bëjnë revolucion në skuadër: Mateo Kovatic po shkon te Manchester City dhe lojtarë si N’Golo Kante, Édouard Mendy, Callum Hudson-Odoi dhe Kalidou Koulibaly po shkojnë në Arabinë Saudite.

Mbetet për t’u parë nëse Broja do të ketë një vend në këtë skuadër të re të Chelsea-t./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA