23/11 20:33
Më shumë se 4 vjet pas rrëzimit tragjik të avionit që shkaktoi vdekjen e Emiliano Salas dhe pilotit David Andreë Ibbotson, çështja ende nuk është zgjidhur.
Nantes dhe Cardiff u përballën në Gjykatën Tregtare të Nantes për një seancë fillestare për të kërkuar marrëveshje dhe për të zgjidhur konfliktin.
Siç raportohet nga “France Bleu Gironde”, Bordeaux është gjithashtu një spektatore e interesuar e historisë.
Nga thashethemet e para duket se klubi francez mund të rikuperojë një shifër midis 6 dhe 8 milionë eurove, që korrespondon me 50% të shitjes, ose përqindjen e rishitjes të negociuar në vitin 2015. Paratë do të përdoren për të ulur pjesërisht borxhin me Fortress .
Top Channel