Titullari i Bayernit zemëron Matthaus: Mosmirënjohës! Udha e mbarë i qoftë

22/06/2023 14:49

Lothar Matthaus është rikthyer të flasë për Lucas Hernandez, i cili ka kërkuar zyrtarisht shitjen e tij nga Bayern Munchen te PSG.

Mbrojtësi francez ka vendosur të vazhdojë karrierën te fituesit e Ligue 1.

Bavarezët janë gati ta lënë të lirë për 60 milionë euro dhe kanë piketuar Kim Min-jae (Napoli) si zëvendësuesin e 27-vjeçarit.

Ish-kapiteni i Bayernit, i njohur për deklaratat e tij “pa filtra”, nuk ka dilema, duke theksuar për Sky Sport DE se Hernandez duhet shitur. Madje menjëherë.

Po të isha unë do e shisja direkt Hernandezin. Është evidente se ai nuk ka as mirënjohjen më të vogël kundrejt Bayern Munchen.

Sa i përket karakterit dhe angazhimit të tij në fushë, unë nuk mund të them asgjë. Mendimin tim e kam shprehur prej kohësh në lidhje me këtë aspekt.

Por nëse do të më duhet të bëj një bilanc prej blerjes së tij deri sot, atëherë mund të them se kjo marrëdhënie përmblidhet me një fjalë: katastrofë…

Hernandez është dëmtuar disa herë. Do të qëndronte gjatë te Bayerni nëse do të kishte pak më shumë mirënjohje ndaj klubit.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Kështu që unë do i vendosja një çmim kartonit të tij dhe do i thoja: udha e mbarë”, përfundoi Matthaus. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA