Gjallesat e ujit në brigjet e Jonit dhurojnë herë pas herë spektakël, duke i bërë më të veçanta pushimet e turistëve në zonë.

Në Livadh në Himarës, një breshkë e llojit “kareta kareta”, ka rënë në rrjetën e peshkatarëve. Pasi daljes në breg, peshkatarët dhe pushuesit e kanë drejtuar gjallesën sërish drejt ujit, duke e ndihmuar të notojë në thellësi të detit.

Ndërkohë, në afërsi të ishullit të Sazanit, disa delfinë kanë dhënë shfaqje, duke notuar pranë një varke peshkimi. Peshkatarët shijuan panoramën dhe filmuan momentin e veçantë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA