Kryeministri Edi Rama duke folur përsëri për ndalimin dhe mos-lirimin ende të tre policëve të Kosovës, ka dërguar një paralajmërim të dytë Serbisë.
Rama ka reaguar në Twitter pas deklaratës së Josep Borrell në përfundim të takimeve që pati Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç, ku shkruan se pa u liruar 3 policët e Kosovës që po mbahen të arrestuar në Serbi, nuk do të ketë asnjë përparim të vërtetë.
“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë E PARË: LIRO 3 POLICARËT!”-thuhet në reagimin e Ramës.
Without the 3 guys leaving Serbia safe and sound there is no space to make any inch of real progress! Once they will be back home, a firm new action of France and Germany is needed to stop this spiral of absurdity!
BUT FIRST THING FIRST:
FREE THE 3 POLICEMEN! pic.twitter.com/a4i8ueeWCN— Edi Rama (@ediramaal) June 22, 2023
Top Channel