Georgino Wijnaldum e kaloi sezonin e fundit te Roma aty ku u transferua vitin e shkuar nëpërmjet formulës së huazimit nga Paris Saint-Germain.
Por, holandezi nuk mundi t’i përmbushte pritshmëritë, kjo edhe për shkak të një dëmtimi të rëndë që e la jashtë fushave të lojës për pjesën më të madhe të kohës.
Tashmë, 32-vjeçari është rikthyer sërish në Francë te PSG ndërsa në një intervistë për “L’Equipe” zbulon marrëdhënien me trajnerin Jose Mourinho te Roma teksa shtoi se ka humbur kënaqësinë e të luajturit futboll.
“Njerëzit nuk e njohin Mourinhon, shumë gjëra thuhen për të, por me mua është treguar fantastik. Mund të mbështetesha gjithnjë te ai sa herë që kisha nevojë dhe e di se jam një lojtar më i mirë tashmë që jam trajnuar nga Mourinho.
Pas dëmtimit për mua ishte një sezon shumë i shkurtër që zgjati vetëm tre muaj e gjysmë, u ktheva në Roma vetëm në muajin dhjetor pasi isha në Holandë gjatë periudhës së rikuperimit. Klubi i Romës më qëndroi shumë pranë në atë periudhë dhe e shijova periudhën në Itali.
Rikthimi te PSG? Mbetet për t’u parë dhe ka shumë detaje për t’u sqaruar. Nuk e them se kam humbur besimin, por mund të them se kam humbur paksa kënaqësinë e të luajturit futboll. Kam nevojë që njerëzit të besojnë sërish tek unë, jam po i njëjti futbollist që isha edhe te Liverpooli”, u shpreh Wijnaldum./ Super Sport
Top Channel