Parku Kombëtar Divjakë- Karavasta një zone e mbrojtur në zonën bregdetare të Shqipërisë është një destinacion i cili tërhiqet shumë, jo vetëm prej turisteve vendas por edhe prej atyre të huaj të cilët përmes guidave zgjedhin të vizitojnë parkun përmes shëtitjeve me varkë apo në këmbë.
“Është hera e parë qe vijmë, me pëlqen shume laguna, çdo gjë është për t’i zbuluar, është shumë bukur këtu”.
“Divjaka është Amazona shqiptare, parku është i bukur dhe Shqipëria me pëlqen shume, me te vërtetë do kthehem sërish”.
“Vijmë nga Polonia, e kemi parë këtë vend në librin e vendeve qe duhen vizituar në Shqipëri dhe është komplet ndryshe nga ajo çka turistet e huaj zgjedhin të shohin me shumë këtu, siç janë plazhet apo malet ndoshta… kjo është diçka ndryshe, nuk e dija që mund te gjeja një vend si ky, unë bashkë me natyrën pyjet e gjithçka tjetër.“-shprehen turistët
Nëse doni te kaloni një dite dite te qete relaksi, mes natyrës në faunën e pasur, Laguna e Karavastas është destinacioni i duhur. Varketarët shprehen se Laguna e parkut Divjakë-Karavasta është kthyer në një magnet për turistet edhe prej flamingove.
Sipas statistikave qe Top Channel ka siguruar nga Bashkia e Divjakës, në vitin 2021 ky park është vizituar nga 470 mijë turiste vendas e 47 mijë të huaj, ndërsa vitin e shkuar ky Park ka mirëpritur rreth 400 mijë turiste.
Top Channel